E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, shkatërrohet banda e grabitësve, 5 të arrestuar

BERAT - Shkatërrohet një bandë grabitësish në Berat. Policia ka arrestuar sot 5 persona, 4 prej të cilëve nga Elbasani, ndërsa një nga Gramshi, të cilët akuzohet për 8 raste vjedhjesh, në Berat e Kuçovë, në 6 muajt e fundit.

Sipas policisë, në pranga janë vënë vëllezërit Leonard dhe Durim Kuminja 24 dhe 27 vjeç, Lefter Baha 27 vjeç, Arbër Çekrezi 22 vjeç dhe 37- vjeçari Juljan Biba.

Pesë të arrestuarit, së bashku me tre të tjerë të vënë në pranga pak kohë më parë, dyshohen si autorë të vjedhjes së disa mjeteve luksoze, shkollave dhe pikave të lojërave të fatit, të gjitha në qarkun e Beratit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›