E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasiguria politike në BE, bursat evropiane mbyllen me humbje

TIRANE - E hënë e zezë për bursat në Europë të cilat vetëm sot kanë djegur gati 160 miliardë euro.

Mbetet kështu i lartë alarmi për krizën e borxheve, pavarësisht forcimit të burimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilit G20 i dha këtë fundjave 430 miliardë dollarë të tjerë.

Shkak për pasiguritë politike në Europë është balotazhi në zgjedhjet presidenciale në Francë dhe dorëheqjes së qeverisë holandeze.

Sipas të dhënave, mjaft dobët janë mbyllur veçanërisht bursa e Milanos dhe ajo e Spanjës, të cilat po paguajnë tensionet mbi borxhin publik. Edhe titujt bankarë kanë pësuar rënie, veçanërisht bankat italiane.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›