E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roçen, fton Berishën në Podgoricë

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, Roćen i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit z. Igor Lukšić, Presidentit z. Filip Vujanović, si dhe dëshirën e tyre për ta pritur atë sa më parë, një vizitë kjo e cila do të sjellë një kontribut të ri në zgjerimin dhe forcimin e miqësisë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis dy vendeve e qeverive.

Nga ana e tij, Berisha Berisha i bëri më dije ministrit Roćen se pret me kënaqësi zhvillimin së shpejti të vizitës zyrtare në vendin fqinj dhe mik, në Mal të Zi, e cila ishte planifikuar të zhvillohej një ditë më parë.

Kujtojmë se një ditë më parë, Berisha anuloi një vizitë të parashikuar për në Podgoricë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Roćen, ndodhet në Shqipëri në kuadër të Ministerialit të A-5./Start/

                                                                                             2011-12-14 14:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›