E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Palermo/ Karabinieret arrestojne 22 mafioze

Karabinierët italianë arrestuan sot 22 persona të dyshuar për lidhje me mafian dhe të akuzuar për bashkëveprim mafioz, shantazh, trafik droge dhe vjedhje.

Sipas hetuesve, ky operacion, i pagëzuar me emrin "Pedro", bëri të mundur pothuajse rrënimin e ''Cosa Nostras'', mafias siçiliane, në Palermo, duke burgosur shefa të klanit dhe anëtarë të rëndësishëm të organizatës kriminale.

Gjashtë mandate të reja arresti u lëshuan kundër të dyshuarve tashmë në pranga për çështje të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›