E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet raciste tronditin Firencën

50-vjeçari, Gianluca Casseri, është autori i një masakre në qytetin italian, Firencë. I armatosur me një revole “Magnum”, ai ka hapur zjarr në dy tregje në Firence, ku vrau dy shitës ambulantë dhe plagosi tre të tjerë.

Të gjithë janë shtetas senegaleze, të cilët vrasësi i kishte vënë në shënjestër për arsye që ende nuk dihen. Dihet se Gianluca Casseri, i cili duket se vrau veten ndërsa po ndiqej nga forcat e rendit, ishte një shkrimtar me bindje politike thellësisht të djathta.

Prandaj u krijua përshtypja se ky akt është fryt i urrejtjes racore. Por, forcat e rendit ngulin këmbë se bëhet fjalë thjesht për veprimin e një të çmenduri. Disa persona u munduan ta ndalojnë vrasësin, ndërsa endej me revole në dorë, por askush nuk arriti ta ndaloje në kohë.

Tregtarët vendas bëjnë të ditur se viktimat ishin shitës ambulantë që nuk bezdisnin njeri, ndërsa përfaqësues të komunitetit senegalez theksuan se ata punonin ndershmërisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›