E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama SHBA duhet te marre leksione nga lufta ne Irak

Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot suksesin e jashtëzakonshëm të SHBA-së në Irak duke përshëndetur ushtarakët, vetëm pak ditë para tërheqjes amerikane nga ky vend, si edhe duke theksuar se nga kjo luftë duhet të nxirren mësime.

Gjatë një takimi në Fort Bragg, në Karolinën e Veriut, Obama foli edhe për çmimin e lartë të paguar gjatë nëntë viteve luftë në Irak.
"Ne po lemë pas një vend sovran, të qëndrueshëm dhe me një qeveri përfaqësuese, të zgjedhur nga populli i saj. Ne po ndërtojmë një partnership mes dy vendeve'', theksoi Obama.

"Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, që kërkoi nëntë vjet kohë'', shtoi ai.

"Ne dimë mirë çmimin e kësaj lufte. Më shumë se 1,5 milionë amerikanë shërbyen në Irak. Më shumë se 30 mijë u plagosën dhe rreth 4 500 amerikanë dhanë jetën'', tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›