E Shtunë, 31 Tetor 2026

Time: Protestuesit “Personaliteti i vitit”

“Protestuesit” janë përzgjedhur nga revista Time për “Person të vitit 2011”.

Revista si arsye për këtë vendim përmendi pakënaqësinë në gjithë Lindjen e Mesme, e cila më vonë u përhap edhe në Evropë dhe SHBA, duke theksuar se protestat kanë ndryshuar politikën globale.

“Personi i vitit” i revistës Time është personi apo ngjarjet, të cilat kanë pasur ndikim në kulturë apo kanë dominuar lajmet gjatë një viti, për të mirë apo për të keq.

Ndërsa kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është rreshtuar në vendin e parë në anketën e revistës “Time”, duke u zgjedhur kështu “Personalitet i vitit” nga ana e lexuesve të revistës.

Erdogan ka tubuar 122 mijë vota, duke u rreshtuar kështu në vendin e parë.

Kryeministri turk ndiqet nga futbollisti njohur Lionel Messi me 74 mijë e 415 vota. Kurse në vend të tretë është grupi i protestave të Wall Streetit, i njohur me emrin “99%”, i cili ka marrë 61 mijë e 388 vota.

Revista “Time” çdo vit organizon një anketë për “Personalitetin e Vitit”. Por ajo e përcakton vetë emrin që do të vendosë në ballinë si “Njeriu i Vitit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›