E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, reshjet dëmtojnë shkollën, drejtori kërkon ndihmë

GJIROKASTËR- Mësimi në shkollën e mesme të Gjirokastrës “Asim Zeneli” nuk mund të zhvillohet në kushte normale. Në katin e tretë të kësaj godine, muret kanë nisur të dëmtohen nga lagështira, vecanërisht në ditët me shi. Ndërsa në tavan gjurmët e shkaktuara nga reshjet e dendura, janë mëse të dukshme. Sipas drejtorit të shkollës, Dhimitraq Qurku, rreziku më i madh është në korridor ku ka lëvizje maksimale të nxënësve.

Kreu i këtij institucioni paralajmëron gjithashtu, se nëse nuk merren masa nga Drejtoria Arsimore Rajonale do të vendosë bojkotin e mësimit në orët e para. Aktualisht në shkollën “Asim Zeneli” studiojnë mbi 400 nxënës të cilët në fillim të vitit shkollor, së bashku me stafin pedagogjik kanë vënë kontribut vetë për të shendërruar ambientet e shkollës ku studiojnë, të cilat janë në gjendje të papërshtatshme për të zhvilluar mësimin.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›