Itali/ Pranga shqiptarëve, u kapën me 145 kg drogë

Dy shqiptarë janë prangosur nga policia italiane pasi iu sekuestrua 145 kg drogë e llojit marijuanë. Sasia e drogës u sekuestrua 20 klm larg qytetit të Leçes.Sipas policisë italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 dhe 30-vjeç, por nuk jepen të dhëna për identitetin e tyre.
Sasia e drogës-sipas policisë së shtetit fqinj-ka mbërritur nëpërmjet Otrantos nga Shqipëria. Trafikantët kanë përdorur gomone për të transportuar lëndën fitimprurëse. Dy shqiptarët e prangosur ishin pa dokumente.