Tentuan të çonin nënë e bijë në Greqi, arrestohen
Rreth orës 23:00, nje 23 vjecar nga Preza e Tiranës dhe Arben Kushaj (46 vjeç) nga Gjirokastra, u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare, teksa po tentonin të çonin ilegalisht për në Greqi një grua dhe vajzën e saj
GJIROKASTER – Dy trafikantë klandestinësh u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës nga efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Rreth orës 23:00, Fatmir Rrapaj (23 vjeç) nga Preza e Tiranës dhe Arben Kushaj (46 vjeç) nga Gjirokastra, u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare, teksa po tentonin të çonin ilegalisht për në Greqi një grua dhe vajzën e saj. Sipas hetuesve të çështjes, Rrapaj dhe Kushaj do të merrnin 500 euro kundrejt kalimit të nënë e bijë në vendin fqinj. Dy autorët e krimit u dërguan në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, ndërsa materialet në ngarkim të tyre iu përcollën për hetime të mëtejshme prokurorisë.
(d.b/BalkanWeb)