Durrës, Qendra e Licensimit takim me biznesin
Në dy muaj jetë Qendra Kombëtare e Licensimit në vendin tonë ka regjistruar 300 kërkesa nga biznesi dhe ka miratuar 260 prej tyre. Në Durrës, qendra ka zvilluar një takim me biznesin.
DURRES- Në dy muaj jetë Qendra Kombëtare e Licensimit në vendin tonë ka regjistruar 300 kërkesa nga biznesi dhe ka miratuar 260 prej tyre. Nisma e krijimit të kësaj qendre është mbështetur nga programi i ndihmave amerikane për sfidat e mijëvjecarit dhe është një nga fazat që duhet të kalojë Shqipëria për të përfituar financime më të mëdha. Në Durrës, qendra ka zvilluar një takim me biznesin e qytetit të dytë më të madh në vend, për të kuptuar më mirë nevojat e biznesit dhe për të shpjeguar funksionet e kësaj zyre e cila do të jetë e pranishme në 5 ose 6 qarqe të rëndësishme në vend. Hapja e tyre pritet të bëhet deri në fund të këtij viti ndërsa në regjistrin kombëtar të licencave po hidhen të gjitha ato biznese që janë të licencuara dhe në funksion.
Përfaqësuesi i USAID-it, Skot Tomas që kryeson ekipin që trajton elementin licencim i biznesit thotë se po punohet gjithashtu për konsultimet rreth Gjykatës Administrative ndërsa ka treguar rëndesinë e lehtësimit që krijon përdorimi i teknologjisë në shërbimet për biznesin.
Në takim janë dhënë shpjegime për licencat lejet dhe autorizimin. Është sqaruar se nuk do të ketë kadenca për licencat ndërsa ligji rregullon lejet dhe autorizimet sipas specifikave të sektorëve të ndryshëm.
Qëndra Kombëtare e Licensimit synon uljen në kohë për dhënien e licencave dhe ofron shërbime që qytetarët duhet ti kryenin vetë në zyra të ndryshme.
Në lidhje me koston e licencimit, pagesa është 100 lekë të vjetra për një regjistrim të ri, dhe 50 lekë për ndryshim titulli ndërsa në grupin e tretë do të mbeten në fuqi pagesat e deritanishme.
Këtu bëhet fjalë për ato biznese licencat e të cilave do të kalojnë gjithnjë mes qendrës dhe ministrisë përgjegjëse.
Disa vështirësi logjistike kanë të bëjnë me mungesën e sporteleve në të gjithë territorin, apo edhe adoptimi i sistemit të ri. (e.n/News24/BalkanWeb)