Turi automobilistik i Livornos, ndihmë për fëmijët e Gërdecit
Është përmbyllur në Tiranë me një takim me fëmijët e Gërdecit turi kombëtar i klubit automobilistik italian nga Livorno. Klubi italian ka qënë ndër kontribuesit kryesorë në ngritjen e një kampi veror për këta fëmijë.
TIRANE- Është përmbyllur në Tiranë me një takim me fëmijët e Gërdecit, turi kombëtar i klubit automobilistik italian nga Livorno. Anëtarët e këtij grupi janë njohur më nga afër me fëmijët e fshatit të tragjedisë dhe kanë marrë pjesë në aktivitete psikosociale të përbashkëta. Ndërkohë nuk kanë munguar dhe dhurata të ndryshme si libra, lojra etj. Klubi automobilistik italian i Livornos ka qënë një nga kontribuuesit kryesorë për fëmijët e Gërdecit me një kamp të ngritur posacërisht për ta në Marqinet nga një organizatë jo qeveritare.
Ky ishte viti i dytë i funksionimit të këtij kampi. 28 anëtarët e klubit automobilistik të Livornos kanë udhëtiar nëpër të gjithë Shqipërinë me 14 automjete tip Rulotë dhe pas këtij rrugëtimi shprehen se pështypjet janë të veçanta.
Gjatë turit të tyre, anëtarët janë pritur nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, kreu i bashkisë së Korcës, zv ambasadori italian, konsulli italian në Shkodër si dhe nga disa organizata të shoqërisë civile. Ky tur kombëtar është i vecnatë në llojin e tij pasi ka ndërthurur turizmin me aktivitete të ndryshme sociale në të mirë të disa prej komuniteteve në nevojë në Shqipëri.
(e.n/News24/BalkanWeb)