Itali, Presidenti Napolitano: Qeveri e re ose zgjedhje
ITALI- “Ose qeveri e re në kohë të shkurtër ose zgjedhje”. Është kjo deklarata e kreut të shtetit në Itali, Xhorxho Napolitano i cili pak orë më parë, i bëri thirrje klasës politike të veprojë shpejt për të dalë nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi.
“Brenda një kohe të shkurtër ose do të krijohet qeveria e re që do mund të marrë besimin e parlamentit dhe më pas të gjitha vendimet e nevojshme ose parlamenti do të shpërbëhet për t’i dhënë start një fushate elektorale që do të mbahet brenda afateve më të shkurtra.”- thuhet në një deklaratë të presidentit italian Xhorxho Napolitano.
Ky i fundit ka konfirmuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit brenda ditësh, duke thënë se nuk ekziston asnjë pasiguri lidhur me vendimin e Berluskonit. Napolitano ka thënë gjithashtu se krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord që ligji i stabilitetit financiar të miratohet brenda pak ditësh.
(m.a/News24/BalkanWeb)