Kushetuesja rrëzon Bashkinë për Parlamentin e ri
TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Bashkisë së Tiranës për pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar” në vend të Piramidës ose Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Në argument të saj Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vendimi 66 i nxjerrë nga Kuvendi i Shqipërisë është marrë në përputhje me rregulloren e Kuvendit dhe se nuk rezulton ndonjë shmangie e rolit dhe kompetencave të Bashkisë së Tiranës.
Më tej Gjykata sqaron se vendimi 66 nuk krijon as efekte juridike në drejtim të uzurpimit të kompetencave të pushtetit vendor në fushën e planifikimit urban dhe menaxhimit të territorit, madje sipas kësaj Gjykate zbatimi i vendimit për ndërtimin e kompleksit të ri Parlamentar nuk shkakton as konlfikt kompetencash mes dy institucioneve.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)