E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, shëmbje në minerën e Pacit, 2 të rinj vdesin, 1 plagoset

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tropojë. Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur në minierën e fshatit Pac.

Dy të rinjtë, Erjon Geci, 23 vjec dhe Dritan Neza, 20 vjec kanë qenë duke gërmuar për nxjerrjen e mineraleve, gjë e cila ka sjellë edhe shembjen e një masivi me dhe e gur, duke iu shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

Në minierë, në kohën e rënies së masivit me dhe e gurë, ka mbetur i plagosur edhe tjetër person, shok me viktimat. Emri i tij nuk bëhet i ditur prej policisë, por mësohet se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qënë minatorët e tjerë që kanë parë ngjarjen dhe kanë nxjerrë trupat nga galeritë, ndërsa njoftuan dhe policinë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›