E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS, përfundon numërimi i votave për Asamblenë

TIRANË- Partia Socialiste ka përfunduar mesditën e sotme numërimin e votave për Asamblenë.

I gjithë procesi i numërimit të votave zgjati tre ditë, pasi Kongresi i PS-së i mbylli punimet mbrëmjen e së shtunës.

Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.

1500 delegatë nga e gjithë Shqipëria votuan me 5 nëntor programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”, por edhe ndryshimet në statutin e saj.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›