Shqiptarët protestuan tek Ura e Mitrovicës
MITROVICE-Rreth 100 qytetarë shqiptarë protestuan në jug të urës së Ibrit në Mitrovicë, në shenjë revolte për ngjarjet e fundit që ndodhën në pjesën veriore të këtij qyteti, raportoi KTV-ja. Në vendngjarje mbërritën dhe forca të shumta të EULEX-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Në vendgjarje ishte prezent edhe drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.
KTV-ja theksoi se Thaçi ka komunikuar me zyrtarët e EULEX-it dhe ka kërkuar që t’i largojnë automjetet e shumta nga ura. Ai u ka deklaruar zyrtarëve të EULEX-it se për çdo veprim duhet të konsultohen me Policinë e Kosovës
Zyrtarët e EULEX-it kanë thënë se paraprakisht kanë marrë një informacion për mbajtjen e një proteste dhe se kanë dalë në terren për të mbajtur situatën nën kontroll.
Lajmi për mbajtjen e protestës ka qarkulluar gjatë ditës së djeshme nëpër rrjetet sociale.
Në protestën e sotme është parë edhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili. Mësohet se protesta vijoi e qetë dhe pa incidente.
(d.b/BalkanWeb)