Nishani: Arrestimet e fundit në kuadër të marrëveshjes me Italinë
TIRANE – Gjatë ditëve të fundit Drejtoritë e Policisë në qarqe kanë bërë të mundur arrestimin e shumë personave të dënuar nga gjykatat italiane, ku mes tyre, një ditë më parë u arrestua edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Fierit, Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali me 40 vite burg.
Shpjegimet për këtë valë arrestimesh i ka dhënë ministri i Brendshëm Bujar Bishani, i cili u shpreh se: “Bëhet fjalë për raste të cilat kërkohen nga shteti italian, për persona të cilët janë dënuar me vendime të formës së prerë nga gjykatat e shtetit italian. Ka një numër por ky numër nuk është në policinë e shtetit, është një listë e cila nga autoritetet italiane i është adresuar prokurorisë. Në momentin që prokuroria është e gatshme i jep urdhrin policisë për të vepruar në terren.”
Sot në Akademinë e Policisë u zhvillua ceremonia e dhurimit të një qendre komande të lëvizshme që do t’iu shërbejë forcave të policisë në operacione të ndryshme në terren. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu e vlerësoi këtë asistencë si të rëndësishme për luftën ndaj kriminalitetit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)