Itali-Rumani, në fushë për të mbijetuar
Ndeshja Rumani-Itali po pritet me atmosfera të ndryshme mes dy kampeve të skuadrave. Italia është e tensionuar pasi rrezikon eleminimin në mënyrë të turpshme nga Evropiani. Ndërsa Rumunët janë shumë euforikë nga barazimi me Francën, duke kërkuar të njihen si ‘vrasësit e të mëdhenjve’. Donadoni ka menduar për një tjetër strategji të përfolur shumë. Por edhe rivali i tij Piturka është i sigurt për strategjinë e Donadonit. Piturka e ka përgatitur skuadrën që të përballet me Del Pieron dhe De Rosin që në minutën e parë. Donadoni duket se ka vendosur përfundimisht të lërë jashtë formacionit Materacin, Gatuzon dhe Di Natalen, për t’i dhënë hapësirë Grosos, De Rosit dhe Del Pieros. Ndërkohë që mediat italiane kanë bërë të ditur se shiriti i kapitenit do të mbahet nga Del Piero dhe jo nga Bufon për shkak të ndeshjeve më të shumta të regjistruara nga futbollisti Italian me përfaqësuesen kombëtare të Italisë.
Ndërsa Piturka i Rumanisë ka thënë se Del Piero dhe De Rosido të luajnë që nga minuta e parë. “I pari është një lojtar shumë i rrezikshëm dhe ne kemi një strategji për ta ndalur. Ndërsa i dyti do ta bëjë më të fortë Italinë. Ndërsa për sa i përket Mutu ai ka nevojë që të luajë që të arrijë formën e tij më të mirë. Ai do të arijë maksimumin e tij gjatë çerekfinales ose gjysmëfinales”- tha Piturka. Më këtë deklaratë trajneri ka lënë të kuptohet se synonqë skuadra e tij të kualifikohet dhe të eci në Evropian. Këtë bindje duket se e kanë edhe lojtarët të cilët kanë planifikuar edhe një fitore kundër Hollandës. “Ne mund ta mundim Hollandën përsëri. Nëse nuk mundemi me Italinë, mund të kualifikohemi ndaj tulipanëve”-deklaroi mbrojtësi Kozmin Kontra. Ndërsa sulmuesi i Juventusit Del Piero është shprehur se nuk ka frikë nga Rumania. “Përgjegjësinë e ndiej gjithnjë dhe situata e krijuar nuk më tremb. E dimë shumë mirë se çfarë na pret dhe jam i vendosur për takimin e sotëm”- ka thënë Del Piero.