Vrau me thikë 22-vjeçarin, lihet në burg
Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e arrestit për Pëllumb Gurin që dy ditë më parë godit me thikë Nik Lesin. Gjykata ka vendosur 'arrest me burg' për vrasësin. Në fakt ngjarja ka ndodhur në këtë mënyrë: një zënkë për motive banale ka përfunduar me vdekjen e 22-vjeçarit, Nik Lesi nga fshati Bardhaj i Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në orën 11 të natës pas përfundimit të ndeshjes së futbollit. “Prapë më dole përpara?!” mësohet të ketë thënë agresori Pëllumb Guri dhe ka goditur me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Nik Lesi. Ky i fundit është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës por goditja me thikë ka qenë fatale për të dhe herët në mëngjes ai ka humbur jetën në spital.
Policia ka vënë në pranga autorin e krimit. Dhe sot është dhënë masa e arrestit me burg për Pëllumb gurin, vrasësin e 22-vjeçarit Nik Lesi.