E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Sekuestrohen 200 kg kokainë, vinte nga Amerika e Jugut

Afro 200 kilogramë kokainë, të fshehura në një kontenier në një anije tregtare që vinte nga Amerika e Jugut, u sekuestruan në portin e Gioia Tauros pranë Reggio Calabres (në jug), njoftoi një drejtues i policisë financiare AFP-në sot.
"Kokaina ndodhej në gjashtë thasë, të fshehur në një anije që vinte nga Ekuadori, në fund të një kontenieri të ngarkuar me banane", deklaroi Luca Barbara, komandant i policisë financiare të Gioia Tauros, duke saktësuar se vlera tregtare e drogës ishte rreth 24 milionë euro.
Sipas elementëve të parë të hetimit, kokaina duhej të shkarkohej në Gioia Tauro për t'u transportuar më pas drejt veriut të vendit.
Droga u zbulua në një operacion të kryer bashkarisht nga dogana dhe policia financiare gjatë një kontrolli të anijeve që qarkullojnë në dy "akse të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, veçanërisht me Amerikës së Jugut dhe Evropës", sipas policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›