Prifti: Italia interes për energjinë në Shqipëri
Ministri i Ekonomise Tregtisë dhe Energjetikës priti dje në një takim dypalësh Z.Adolf Urslo Zv. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë.
Ministri Prifti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë veçanërisht sektorit energjetik dhe SME-ve, duke e cilësuar Italinë si partnerin kryesor të bashkëpunimit ekonomik.
Ai i konsideroi lidhjet ekonomike ndërmjet dy vendeve si lidhje historike dhe të konsoliduara. "Italia është vendi i parë donator në projekte të kooperimit duke bërë të mundur ndërhyrje direkte në sektorë si infrastruktura, transportet, energjia, shëndëtsi, etj. Italia është gjithashtu bashkëfinancuese në kuadrin e programeve për bashkëpunim ndërkufitar të cilat janë një impenjim shumë serioz për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve të zonës së Adriatikut", tha ministri i Ekonomisë së Shqipërisë.
Prifti vuri në dukje interesin e madh të treguar mbi sektorët e energjisë, në industrinë e çimentos nga bizneset italiane në Shqipëri duke përmendur edhe projektet e mëdha të licencuara nga Enti Rregullator i Energjisë për prodhimin e energjisë nga era.