E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi/ Arrestohen 32 persona, dyshohen si militantë të Al Kaedës

Forcat turke të sigurisë arrestuan 32 anëtarë të dyshuar të rrjetit terrorist të al-Kaidës, të cilët mendohet se po planifikonin kryerjen e atentateve kundër interesave të NATO-s, SHBA-së dhe Izraelit, njoftoi sot agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolli. Të dyshuarit u arrestuan gjatë operacioneve të bashkërenduara në tetë provinca të vendit, njoftoi agjencia duke cituar burime të sigurisë, që theksuan se disa prej të arrestuarve mendohet se janë trajnuar në kampet e organizatës terroriste në Afganistan.
Gjatë operacioneve, oficerët e shërbimeve të sigurisë zbuluan dokumente që provojnë lidhjet e të dyshuarve me grupin islamik.
"Njësi të forcës anti-terror të Stambollit kanë nisur një operacion kundër anëtarëve të al-Kaidës, të cilët janë zbuluar ndërsa po përgatitnin sulme kundër zyrave përfaqësuese të NAO-s. SHBA-së dhe Izraelit", njoftoi agjencia Anadolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›