E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Tjetër viktimë nga gripi i derrave, deri tani 18 të vdekur

Virusi A/H1N1 ka shkaktuar një tjetër viktimë në itali duke e cuar në 18 numrin e të vdekurve në vendin fqinj. Viktima e radhës është regjistruar në Salerno. Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë, janë 250.000 raste të prekurish me gripin A në këtë vend. Ndërkaq Rusia dhe Sllovakia kanë shtuar masat e sigurisë në kufirin me Ukrainën nga frika e përhapjes së gripit të derrave. Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, ka deklaruar se numri i të vdekurve nga gripi i derrave në këtë vend ka shkuar në 72 persona. Gripi i derrave ka goditur veçanërisht pjesën perendimore të Ukrainës. Për shkak të situatës së krijuar, qeveria ka urdhëruar lokalet, kinematë dhe teatrot në disa zona që të ndalin çdo aktivitet, ndërsa më shumë se një e treta e popullsisë në rrugë, kanë vendosur maska mbrojtëse në fytyrë.
Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, situata duket të jetë e pakënaqshme. Presidenti amerikan Barack Obama është i shqetësuar për mungesën e sasisë së mjaftueshme të vaksinave kundër H1N1. Por sipas zëdhnësit të Shtëpisë së Bardhë, po punohet intensivisht për ta zgjidhur këtë problem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›