Itali, agresori Targlia i kërkon falje Berlusconit
Massimo Tartaglia, personi që u arrestua ditën e dielë, pas goditjes ndaj kryeministrit Silvio Berluskoni, ka dërguar një letër kryeministrit italian, ku i kërkon ndjesë për "aktin burracak".
"Zoti Berlusconi unë ju kërkoj ndjesë për aktin tim burracak dhe shumë fyes karshi jush."- shkruante Massimo Tartaglia.
Sipas mediave italiane Tartaglia, pas incidentit i cili shkaktoi tërmet në Itali, i është nënshtruar disa kurave mjekësore për të cilat po kujdesen disa mjekë psikiatër. Përsa i përket dënimit që e pret Tartaljan, prokuroria e Milanos ka përcaktuar akuzën ndaj agresorit të Silvio Berlusconit, shkaktim lëndimesh të rënda.
Ndërkaq Berlusconi sipas doktorit personal të tij do të mbetet edhe disa orë të tjera nën kujdesin e mjekësor në spitalin San Rafaele të qytetit të Milanos.
"Situata shëndetësore e klientit tim paraqitet e qetë, por kërkon edhe për disa kohë një kujdes të veçantë,"- u shpreh doktori, Alberto Zangrillo.