E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon: Balotelli më i mirë se Pato


Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, e vlerëson bashkëlojtarin e tij te ekipi italian Mario Balotelli më shumë se bashkëkombësin e tij Alexandre Pato.
"Balotelli dhe Pato janë dy lojtarë të klasit botëror. Ata dolën nga askund dhe po bëjnë gjëra fantastike. Por nëse duhet të zgjedh njërin prej tyre, do të thosha SuperMario është favorit për mua".

"Por, jam i sigurt se edhe Pato po ashtu bën gjëra të shkëlqyera. Ne do të luajmë në Kupën Botërore së bashku dhe mezi pres për këtë", ka thënë Maicon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›