E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoi të vidhte, rrihet barbarisht dhe vdes

Policia bëri me dije paraprakisht se viktima është shtetasi Klajdi Sejfullahu, i cili është përpjekur të grabiste një furgon me mallra, por për fat të keq tentativa e tij ishte tragjike.

Policia bëri me dije se sapo është pikasur, ai është goditur barbarisht nga dy persona, pronarë të mallit. Sejfullahu ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku edhe ka humbur jetën. Policia ka ndaluar dy pronarët, që dyshohet se i kanë sjellë vdekjen.

Përkatësisht, në pranga ka rënë shtetasi Vitor Laku, 32-vjeç, i dyshuar si autori kryesor, si dhe tregtari tjetër Nesti Uruçi, prezentë gjatë ngjarjes. Policia pritet të sqarojë me detaje ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-02-01 08:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›