Një vit seks me thjeshtrën, arrestohet
05/04/2012 Viktimë një 14-vjeçare nga fshati Bilc i Beratit, rëndë psikologjikisht
Autori 62-vjeçar e kërcënonte se do hakmerrej ndaj nënës nëse tregonte
BERAT-Prej gati një viti kishte rënë pre e dhunës seksuale nga ana e njerkut të saj, ndërkohë që ky i fundit ka rënë në pranga të policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Vajza e mitur 14 vjeç me inicialet J.H, banore e fshatit Bilc në rrethin e Beratit mësohet se që prej një viti kishte duruar dhunimin seksual dhe kryerjen e veprave të turpshme nga ana e njerkut të saj. E shoqëruar nga e ëma vajza nxënëse e klasës së tetë mësohet se ka mbërritur në organin blu ku ka denoncuar njerkun e saj, 62-vjeçarin, V. H. Në fakt kanë qenë mësuesit e shkollës dhe më pas psikologia e shkollës, të cilët kanë zbardhur këtë ngjarje që kishte nisur plot një vit më parë. Vajza mësohet se kohët e fundit ndodhej në një gjendje tepër të rëndë psikologjike çfarë kishte rënë në sy tek mësueset e shkollës. Kanë qenë këto të fundit që mësohet se janë konsultuar me psikologen dhe kanë kërkuar të mësojnë më shumë mbi shqetësimin e vajzës. Pasi ka mbajtur gjithçka të fshehtë vajza ka pohuar se kishte frikë se nëse tregonte për veprat e turpshme të njerkut të saj ai do të “hakmerrej” mbi nënën e saj. Sipas dëshmisë së vajzës, njerku me të cilën nëna e saj që kishte martuar vite më parë në kohën që kjo e fundit mungonte ajo ndeshej me ngacmimet seksuale të njerkut të saj. Pritet që vajza t’i nënshtrohet një vizite mjekësore çfarë do të ndihmojë ekspertët e policisë më tepër rreth zbardhjes së kësaj ngjarjeje. S. Gorrica