Itali, anija përplaset në brigjet e ishullit Giglio, 3 të vdekur
ITALI - Anija krociere, Costa Concordia ka ngecur në cekëtinë, jo shumë larg ishullit të Giglios në Itali. Ajo ishte nisur dje në orën 19:00 nga Civitavecchia për një tur nëpër Mesdhe dhe ishte drejtuar për në Savona.
Siç raportojnë mediat italiane, 4.229 pasagjerët në bord janë shpëtuar, ndërkohë që në vendngjarje kanë ndërhyrë njësite e Rojes Bregdetare, që kanë ndihmuar në evakuimin e tyre.
Fillimisht u raportua për 6 viktima, ndërkohë që Kapiteneria e Portit bën të ditur se janë 3 të vdekur të konfirmuar dhe disa të zhdukur.
Mësohet se tashmë autoritetet kanë nisur një hetim administrativ mbi shkaqet e këtij aksidenti dhe sa i përket operacioneve për shpëtimin e pasagjereve nga ekuipazhi.
Sipas mediave italiane, shumë pasagjerë u hodhën në det pas incidentit, për të shpëtuar. Pasagjerët tregojnë të tmerruar se skena u kujtoi Titanikun .
(er.nu/news24/BalkanWeb)