E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen duke shitur kokainë tre shqiptarë

Tre emigrantë shqiptarë u arrestuan sot nga policia italiane ndërsa po shisnin kokainë në një qendër tregtare në Itali. Sipas burimeve zyrtare të policisë italiane, e cila mbajti një konferencë për media pasaksionit, të arrestiarit janë: Admir Dimo, 24 vjeç Folks Istrefi, 26 vjeç, banorë të Graffignana, Alban Vata, 20 vjeç banues në Caselle Lurani Ata ranë në pranga gjatë një aksioni policor kundër drogës.
Ndjekja e tre shqiptarëve filloi të premten në ora 21:45 pas një kontrolli në Piazza Matteotti, një zonë e cila njihet si vendqëndrim i përdoruesve të drogës.
Disa agjentë të policisë të pajisur me përgjues, qëndruan aty duke zbardhur gjithë mënyrën si realizohej krimi. Shqiptarët vepronin me një makinë Ford Fiesta, i cili shpërndante kokainën duke ecur ngadalë.
Policia ndërhyri pas sigurimit të provave të nevojshme duke i kapur shqiptarit Admir Dimo 20 gramë kokainë e po ashtu edhe 20 gramë kokainë të tjera u gjetën të fshehura në ndenjësen e pasme të automjetit. Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara, shkon në rreth 30 mijë euro, tha policia.
Sipas saj, kontrolli në banesat e tre shqiptarëve nuk zbuloi sende të paligjshme. Sot në mëngjes gjykata i konsideroi të vlefshme arrestimet duke hedhur poshtë kërkesat e avokatëve për lirimin e klientëve të tyre. Seanca e ardhshme është caktuar të mbahet më 27 prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›