Njohja ndërkombëtare, opozita kosovare: Qeveria ka dështuar

Qeveria e Kosovës ka dështuar sa i përket lobimit dhe nuk ka arritur të ndalojë ofensivën e diplomacisë së Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kështu vlerëson opozita kosovare, e cila meritën për njohjet e deritanishme të shtetit të ri ia atribuon faktorit ndërkombëtar.
“Rezultati i qeverisjes së shkëlqyeshme në Kosovë, është rezultat i mjerimit tonë, që po të mos ndërhyjnë ndërkombëtarët, miqtë tanë të fuqishëm, ato 65 njohje nuk do t’i kishim pasur. Dhe deserti i krejt kësaj është se presidenti dhe kryeministri do t’i ndërrojnë ambasadorët që i kanë caktuar vet” thotë kryetari i LDD-së Nexhat Daci.
“Absolutisht jemi të kritikuar edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë se nuk ka një angazhim konkret në shtetet të cilat duhet të na njohin” thotë nënkryetar i AAK-së, Ahmet Isufi.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës hedh poshtë kritikat ndërsa thekson se mungesa e më shumë njohjeve për shtetin e ri është për shkak të procesit gjyqësor rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë, që po zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
“Ne si Kosovë po bëjnë gjithçka që është e mundur dhe në këtë rrugëtim nuk jemi vetëm dhe në këtë drejtim ne po koordinojmë hapat me partnerët ndërkombëtarë me të cilët bashkërisht kemi bërë pavarësinë e Kosovës. Janë një kompleksitet faktorësh që kanë dikuar në uljen e ritmit të njohjeve ndër kryesorët është procesi në Gykandën Ndërkombëtare të Drejtësisë i cili megjithatë nuk ka arritur të bllokojë procesin e njohjeve” thotë Vlora çitaku, zv/Ministre e Punëve të Jashtme.
Deri më sot Kosovën e kanë njohur 66 vende, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2010, është njohur vetëm nga dy shtete, ndërkohë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi shpresonte që gjatë tre muajve të parë pas shpalljes së pavarësisë, Kosova të njihej nga 100 vende të botës.
Bul Salihu