E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti ushtarak i NATO-s te henen në Kosovë

PRISHTINë-Komiteti Ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga kryetari i këtij komiteti, Admirali Giampaolo Di Paola, dhe Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Mark Fitzgerald, do të vizitojnë nesër Kosovën.
Lajmi bëhet i ditur nga Zyra për informim publik e forcës paqeruajtëse, në një komunikatë ku theksohet se "gjatë vizitës së trupave të KFOR-it, anëtarët e Komitetit Ushtarak duan që të sigurohen për zhvillimet pozitive në Kosovë".
Nesër pasdite, Komiteti Ushtarak i NATO-s do të vëzhgojë një ushtrim që do mbahet në një termocentral në Obiliq, ku sipas një skenari të planifikuar, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të demonstrojë aftësitë e veta si një organizatë që intervenon gjatë krizave.
Komiteti Ushtarak përbëhet nga oficerë të lartë nga vendet kontribuese në NATO. Komiteti jep udhëzime dhe këshilla për politika dhe strategji ushtarake.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›