KE, hetime për krizën e fluturimeve
BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka kërkuar sot hetime lidhur me humbjet ekonomike të Bashkimit Evropian, të cilat kapin vlerën e miliarda dollarëve. Shkak është trafiku ajror evropian i cili mbetet i paralizuar nga hiri vullkanik, që po përhapet nga Islanda.
Ky është bllokimi më i madh i hapësirës ajrore që prej sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara, në 11 shtator të vitit 2001. Raportohet se kompanitë ajrore humbin nga 200 milionë dollarë në ditë, përderisa qindra e mijëra pasagjerë po kërkojnë mënyra alternative të udhëtimit.
Agjencia evropiane për kontrollin e aviacionit raportoi se vetëm 4 mijë fluturime priten sot kryesisht në vendet e Ballkanit, në Greqi dhe Turqi, krahasuar me numrin e fluturimeve që është 24 mijë, në kushtet normale.
(m.a/News24/BalkanWeb)