E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, përkujtohet 11- vjetori i eksodit kosovar

KUKëS- Përkujtohet në Kukës, eksodi i kosovarëve i vitit 1999. Manifestime përkujtimore e mjaft aktivitete të tjera janë organizuar në qytetin e Kukësit me rastin e 11-vjetorit të eksodit kur nga dhuna policore dhe ushtarake serbe bëri që në të depërtoheshin forcërisht afro gjysëm milioni shqiptarë të Kosovës.

Në atë kohë të vështirë të mbijetesës ishte Shqipëria dhe Kukësi në vecanti që mbajtën peshën kryesore të përballimit të asaj situate të vështirë. Pikërisht qyteti i Kukësit ka pritur këto ditë, mijëra kosovarë për të përkujtuar eksodin 99. Bashkia Kukës kishte planifikuar një sërë aktivitetesh të cilat nisën me pritjen e përfaqësueseve zyrtar të eksodit 99 në doganën e Morinit, më pas me ecjen përgjatë bulevardit të qytetit ku të gjithë bashkë përkujtuan vitin 99, vit në të cilën ata u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu ata ndaluan edhe në memorialin e përkujtimit, obesliskun e qytetit i ndërtuar në shenjë mirënjohje dhe përkujtimi. Në fund të gjitha aktivitetet u mbyllën me një koncert festiv me artistë kosovarë dhe kuksianë. Ndërkohë policia e Kukësit kishte marrë të gjitha masat për pritjen, për realizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të organizuara me këtë rast.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›