Itali, arrestohen për drogë 3 shqiptarë

Policia italiane në sajë të operacionit të koduar “Reds” ka bërë të mundur arrestimin e tre shqiptarëve të cilët akuzohen për trafi droge në qytetin e San Donës, në Provincën e Venecias.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se tre shqiptarët Fejzi Kulluri, Bledar Bako, dhe Ervis Hyka, janë arrestuar pas një operacioni të nisur në muajin prill të vitit të kaluar nga policia italiane.
Sipas mediave tre shqiptarët furzionin me drogë një zonë të Venecias ndërsa theksojnë se shqiptarët fitonin 100 mijë euro në muaj nga tregëtimi i kokainës.