Vlorë, hidhet në erë makina, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një automjet është hedhur në erë në mes të ditës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës ku një makinë është hedhur në erë ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka gjetur vdekjen 1 person dhe janë plagosur rëndë 3 persona të tjerë.
Sipas informacioneve viktima është 39-vjeçari Renato Abazi, shoferi i automjetit ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tre të plagosurve.
Makina me targa italiane XJ 646 ngjyrë gri në të cilën udhëtonin 3 persona ka shpërthyer dhe mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe një kalimtar i rastit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Mësohet se nga shpërthimi janë thyer edhe xhamat e ndërtesave përreth ndërsa shpërthimi ka shkaktuar edhe panik tek banorët.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.