Tiranë, polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 8 vjecarit
TIRANE- Pas më tepër se 24 orësh, polumbarët kanë mundur të gjejnë trupin e vogëlushit 8 vjecar të zhdukur ditën e djeshme në ujërat e lumit Brar në Tiranë.
Polumbarë të Reneas, policë dhe banorë të zonës u përfshinë në kërkime për gjetjen e trupit të të miturit në ujërat e lumit të përfshira edhe nga rrjedha e fuqishme për shkak të rreshjeve të dendura gjatë dy ditëve të fundit. Trupi i 8 vjecarit u gjet pranë vendit ku ishte mbytur.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme kur fëmija 8 vjec, Entel V. po udhëtonte me dajën e tij me një tricikël kur nga tronditjet e mjetit është rrokullisur dhe ka rënë në lumë.
Ngjarja ndodhi pikërisht në kthesën e Tujanit në Zallbastar ku vendi është i pjerrët. Daja u përpoq të nxirrte fëmijën nga lumi, por rrjedha përfshihu trupin e të miturit.
(e.n/BalkanWeb)