Vlorë, reshjet e shiut përmbytin disa akse rrugore
VLORë- Reshjet e shiut që nisën nga mbrëmja e djeshme dhe që vazhdojnë ende sot me intensitet, kanë përmbytur disa segmente kryesore rrugore në Vlorë.
Probleme ka në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë, në vendin e emërtuar “Kombinati”, në afërsi të ish parkut të tregtisë dhe në disa lagje periferike, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, por sidomos të qytetarëve, që janë të detyruar në mjaft raste që të mos dalin nga banesat.
Prefekti i Vlorës, Hasan Halili, bën të ditur se, "janë marë masat për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorit që tërheq ujrat e qytetit, por reshjet e vazhdueshme e vështirësojnë ndërhyrjen në zonat problematike".
Përmbytja e këtyre zonave në Vlorë është një dukuri e shpeshtë, që ndodh sa herë rregjistrohen rreshje intensive shirash. Përmbytjet vijnë nga bllokimi i sistemit të kanalizimeve, si rezultat i ndërtimeve gjatë 20 viteve të fundit si dhe hedhjes së mbetjeve të ndryshme në këtë sistem.
(e.n/ata/BalkanWeb)