E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet me heroine shqiptari

Nje murator shqiptar me banim ne Itali eshte prangosur sot pasi ne makinen e tij u gjet heroine.

Gjate nje kontrolli rutinor nga policia e Padovas, 28-vjecarit shqiptar iu gjet mes mjeteve te tjera te punes edhe nje thes ku pretendohej te kishte gelqere.

Nga kontrolli i detajuar rezultoi se lenda ishte kafeine, substance e cila perdorej per te 'nderprere' heroinen.

Makina eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale, kur gjate nje kontrolli me te detajuar rezultoi se nen sejdilje ishte fshehur heroine.

28-vjecari eshte arrestuar, nderkohe qe nuk jane dhene detaje per origjinen dhe destinacionin e lendes narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›