E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tirana East Gate”, Berisha: Punësim 250 shqiptarëve



“Tirana East Gate” u jep mundësi punësimi 2500 shqiptarëve. Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve të “Tirana East Gate”, një qendër tregtare, e pozicionuar në komunën Farkë, 4 kilometër larg Tiranës. Në këtë ceremoni, të organizuar nga grupi “Balfin”, njëkohësisht edhe investitor i kësaj qendre, të cilësuar si më e madhja në Shqipëri, merrnin pjesë dhe ministra të kabinetit qeveritar, pushtetarë lokalë dhe biznesmenë të tjerë shqiptarë e të huaj. Në fjalën e tij përshëndetëse për fillimin e këtij investimi me një vlerë prej 48 milionë eurosh dhe ku do të punësohen rreth 2500 persona, Kryeministri Berisha u shpreh: “Duke inauguruar këtë qendër të madhe, ai i jep një inkurajim dhe nxitje shumë të madhe tregut dhe investimeve në tërësi, por njëkohësisht edhe punësimit në Shqipëri në tërësi. Qendra është një investim i madh, 50 milionë euro, punëson direkt apo indirekt, rreth 2500 qytetarë shqiptarë dhe ashtu siç theksoi miku im Granoff, i jep tregut shqiptar lukun evropian. Unë gjithashtu dua të falënderoj z. Granoff, Fondin Shqiptaro-Amerikan, të cilët që nga themelimi i tyre deri tani kanë mbështetur fuqishëm investimet në Shqipëri, duke u dhënë atyre një siguri dhe shpreh besimin për suksesin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›