E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina fut në shërbim aeroplanmbajtësen e saj të parë

Ministria e Mbrojtjes në Kinë bëri të ditur se ka futur në shërbim aeroplanmbajtësen e saj të parë.

Sipas BBC, anija Liaoning, e gjatë 300 metër, është rinovuar në Kinë dhe mban emrin e krahinës ku u bënë rregullimet e mëtejshme. Ajo është një aeroplanmbajtëse sovjetike, e blerë në Ukrainë.

Aktualisht ajo nuk ka ndonjë aeroplan, por po përdoret për stërvitje.

Kina thotë se aeroplanmbajtësja do të rrisë kapacitetet e saj për të mbrojtur interesat e vendit.

Lajmi vjen në një moment kur Japonia dhe të tjera vende në rajon kanë shprehur shqetësim për forcën detare kineze, që po vjen gjithmonë në rritje.

Po ashtu, Kina e Japonia janë përfshirë në një përplasje të hidhur në lidhje me disa ishuj në Detin e Kinës Jugore.

Shumë shtete të Azisë Juglindore thonë se Kina ka shtuar pretendimet e saj territoriale në zonën e Detit të Kinës Jugore.

Aeroplanmbajtësja Liaoning, dikur quhej Varyag. Ajo nisi të ndërtohej në vitet 80-ta për flotën sovjetike, por nuk u kompletua kurrë. Kur ra Bashkimi Sovjetik, ajo mbeti në Ukrainë dhe doli në shitje për skrap.

Një kompani kineze, e lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, e bleu atë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›