E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Libi dëmtoi operacionet e CIA-s

Sulmi në Bengazi të Libisë, që vrau ambasadorin Christopher Stevens dhe tre amerikanë të tjerë, dëmtoi rëndë edhe shërbimin sekret amerikan CIA, e cila po punonte për të mbledhur të dhëna në këtë shtet të Afrikës së Veriut, njofton “New York Times”.

Mes shumë amerikanëve që u evakuuan nga qyteti pas sulmit, ishin edhe dhjetëra operativë të CIA-s dhe të punësuarit e tyre, të cilët po kryenin operacione mbikëqyrjeje dhe mbledhjeje informacioni mbi grupimet e armatosura militante të zonës.

“Kjo ishte një humbje katastrofike”, komentoi një zyrtar amerikan që shërbeu në Libi dhe që foli në kushtet e anonimitetit, për shkak se FBI-ja po vijon hetimet mbi ngjarjen.

Mes objektivave për t’u mbajtur nën mbikëqyrje në Libi nga CIA ishte edhe milicia Ansar al-Sharia, e cila është e dyshuar si organizatore e sulmit, si dhe e lidhur me rrjetin e Al-Kaedës në Afrikën e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›