E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen bombola, vdes një e plagosen dy

Kryefamiljari kishte montuar një bombul gazi në një pajisje shtëpiake, në të cilën ne ato momente po gatuhej. Mbesa e tij 10 vjeçe dhe bashkëshortja kanë marrë plagë të rënda ndersa 42 vjecari humbin jetën dje. 

BERAT - Shpërthimi i bombulës së gazit, shoqëruar me flakë të fuqishme, i ka marrë jetën një 42-vjeçari nga qyteti i Beratit, ndërkohë që mbesa e tij 10 vjeçe dhe bashkëshortja që në ato momente ishin në banesë, kanë marrë plagë të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orën 18:00 të ditës së mërkurë, në banesën e familjes Hila, në periferi të qytetit të Beratit. 42-vjeçari që u dërgua në spital në Tiranë, por për shkak të djegieve te renda e plagëve, ndërroi jetë.

Mësohet se kryefamiljari Roland Hila kishte montuar një bombul gazi në një pajisje shtëpiake, në të cilën ato momente po gatuhej. Në mjediset ku ishte bombula, përveç kryefamiljarit Hila ndodhej dhe bashkëshortja e tij Lida Hila, si dhe mbesa e tyre 10-vjecare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›