Aksident ne Elbasan- Letan, nje i vdekur
Mjeti tip saurel kamion, me targë EL 5708 B, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i tij. 45 vjecari ka gjetur vdekjen sot ne mengjes ne spital ushtarak.
ELBASAN- Një aksident me pasjë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur një natë më parë në aksin rrugor Elbasan-Letan, në vendin e quajtur “ Tuneli”. Mjeti tip saurel kamion, me targë EL 5708 B, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i tij, shtetasi Qemal Abedini 45 vjeç me banim në Elbasan.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin kirurgjik, por duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rënduar është dërguar për trajtim më të specializur në Spitalin Ushtarak Tiranë. Megjithë ndihmën e specializuar mjekësore, 45 vjeçari nuk ka mundur të jetojë, dhe ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(s.g/BalkanWeb)