E Diel, 1 Nëntor 2026

Si të përgatitësh në shtëpi trisolin për lëngjet e humbura Për 1-2 ditë, jepini fëmijës lëng orizi, paluze me miell e niseshte, pure mollësh ose ftoi, supë me karota

Autori i Lajmit: red.
Mjekimi i diarresë mbështetet në dy pika: 1 – mjekimi dietik 2- mjekimi medikamentoz.
Në mjekimin dietik rëndësi ka dieta hidrike.
Me rehidratim kuptojmë zëvendësimin e lëngjeve të humbura gjatë diarresë e të vjellave. Fëmija humbet jo vetëm ujë, por edhe kripëra minerale, si: natriumin, kaliumin, kalciumin, etj. Rehidratimi bëhet duke barazuar sasinë e lëngjeve të humbura me sasinë e lëngjeve që duhen dhënë. Për rehidratim është përdoruar trisoli, i cili përmban NaCl 3.5 g, KCl 1.5 g, NaHCO3 2.5 g, glukozë 20.0. këto janë paketa të gatshme, të cilat treten në një gotë ujë të valuar e i jepet fëmijës çdo 5 – 10 minuta një deri 2 lugë. Në rast se nuk ka trisol të gatshëm, ai përgatitet edhe vetë. 1 lugë çaji (5 ml) rrafsh me kripë gjelle hidhet në 1 litër ujë të vakur dhe aty i shtohen tetë lugë çaji rrafsh me sheqer. Përzihet derisa të tretet dhe i jepet fëmijës shpesh e nga pak. Sasia e trisolit që duhet t i jepet fëmijës, bazohet me etjen që ka fëmija. Për çdo të dalë jashtë (diarre) fëmijës i jepet një gotë ose 150 ml – 200 ml ujë trisoli. Marrja e trisolit në pikën e rehidratimit që është hapur në çdo ambulancë ka bërë që rastet me dehidratim të lehtë të mos kalojnë në dehidratim të rëndë.
Dieta e transfuzionit për fëmijët me ushqim artificial 6 – 10 orë i ndërpritet ushqimi e i jepet vetëm trisol. Pastaj i jepet ushqimi që përthithet lehtë, si: lëng orizi, paluze me miell e niseshte, pure mollësh ose ftoi, supë me karota, e cila ka veprim hidratues e fiksues të ujit në organizmin e fëmijës. Kjo dietë zgjat 1- 2 ditë. Me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të fëmijës e me pakësimin e çrregullimeve, fillohet ushqyerja e fëmijës me karbohidrate e proteina.
Në rast, kur dhënia nga goja e trisolit është bërë e pamundur nga të vjellat dhe daljet e shpeshta diareike, kalohet në rehidratimin intravenoz në qendrën e rehidratimit që ka çdo ambulancë. Mjekimi medikamentoz bëhet në ato raste kur etiologjia e dispacerisë akute është me origjinë infektive. Rëndësi të veçantë në çrregullimet e tretjes ka dhe ngritja e nivelit të kulturës shëndetësore, sidomos tek nënat e reja në drejtim të mirërritjes së fëmijëve, ushqyerjes së tyre.

Ky lajm është publikuar: 09/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›