Itali, bien në pranga dy shqiptarë pjesë e një bande hajdutësh
Dy persona u prangosën për drogë dhe për rezistencë ndaj punonjësve publikë, të akuzuar edhe për vjedhje. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, ku njëri prej tyre përfundoi në polici pasi u gjet nën drejtimin e një makine të vjedhur, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij ia dolën të fshiheshin, pavarësisht kërkimeve të gjata, e bashkëpunëtori tjetër u kap pak kohë më vonë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Fucechio, ku efektivët e policisë italiane ndaj të gdhire panë katër vetë në një makinë tip Audi të vjedhur në Padova. Pasi pikasën se po i ndiqte policia, katër personazhet e ngjarjes filluan të vraponin nëpër fushat aty pranë, ku tre u arratisën e njëri ra në duart e policisë. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën pajisje që ndihmonin për grabitje, si trapan, çelësa kaçavidë, leva dhe kapuçë të zinj. Për orë të tëra vijoi kërkimi i të arratisurve, ndërsa në ndihmë për kapjen e tyre u përdorën edhe pajisje të forcave zjarrfikëse. Mësohet se njëri nga të arratisurit ishte edhe një 24-vjeçar shqiptar me iniciale I.A., i cili jetonte bashkë me të ndaluarin, por që edhe ky përfundoi pas hekurave të burgut. Ndërsa nga ana e policisë po vijojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, u konkludua nga të dhënat se dy të ndaluarit ishin hajdutë profesionistë. Sakaq makina me të cilën udhëtonin hajdutët tip Audi A6, e vjedhur më 15 nëntor në Mestrino, iu kthye pronarit të ligjshëm.