E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali bllokohen 50 pasagjere te linjes Rome-Tirane

Kompania ajrore Alitalia ka lënë në tokë rreth 50 udhëtarë të linjes Romë- Tiranë mbrëmjen e djeshme. Edhe pse shume linja të tjera kanë vazhduar normalisht udhëtimet, kompania Alitalia nuk ka kryer mbrëme ngritjen nga aeroporti i Fiumicinos drejt Rinasit, fluturim i parashikuar të kryhej mbrëmë në orën 21:50 minuta. Pasagjerët janë mbajtur në terminal deri në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm dhe vetëm në këtë orë, iu është komunikuar anulimi i fluturimit, por pa u dhënë asnjë shpjegim se kur mund të nisen drejt Tiranës. Gjithashtu ata as nuk janë akomoduar në hotel, siç parashikohet në të tilla raste. Në avionin që duhej të nisej mbrëmë nga Roma drejt Tiranës, ishte dhe kufoma e një shtetaseje shqiptare që kishte vdekur në Itali, funerali i së cilës ishte parashikuar për ditën e sotme. Familjarët e saj protestuan pasi kufoma e të afërmes së tyre mbeti në avion gjatë gjithë natës, por asnjë nga punonjësit e Alitalia-s nuk u dha zgjidhje duke i lënë ashtu si edhe pasagjerët e tjerë, shumë prej të cilëve dhe me fëmijë të vegjël në terminal. Pritet që pasagjerët e mbetur gjithë natën në aeroportin e Romës, të kthehen me ndonjë nga udhëtimet e parashikuara për sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›