Elbasan gjendet nje trup i pajete ne ane te rruges
Një aksident i ndodhur gjatë natës mendohet t’i ketë marrë jetën një kalimtari në vendin e quajtur Përroi i Thanës në afërsi të qytetit të Cërrikut. Kalimtarë të rastësishëm kanë zbuluar trupin e pajetë të Xheladin Hasës rreth 55 vjeç në një kanal buzë rrugës nacionale. Nga deklarimet e marra të kalimtarëve të rastit mendohet se automjeti që ka shkaktuar aksidentin është i llojit Benz, por për shkak të errësirës askush nuk ka mundur të shohë ngjyrën dhe targën. Policia ka ngritur grupe kontrolli për gjetjen e automjetit të aksidentit.
Gjithashtu po në Elbasan është bërë i mundur arrestimi i Pëllumb Sulmineës, 35 vjeç banues në lagjen Nr.3 në Cërrik. Ky i fundit pas një konflikti të çastit për motive banale, ka goditur me mjet të mprehtë të llojit thikë, në një qendër interneti, shtetasin Olsi Sadushi, 30 vjeç, mbrëmjen e së premtes. I dëmtuari është dërguar menjëhere në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.