E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e bores bllokojne veriun e vendit dy te zhdukur ne Has

Zhduken dy punonjës të antenave në Has
Dy persona nga Hasi rezultojnë të zhdukur që prej ditës së djeshme. Të dy janë punonjës të antenave nga fshati Qarri i Hasit, të cilët kanë shkuar për të riparuar antenat të premten dhe nuk janë kthyer ende. Familjarët të shqetësuar kanë njoftuar policinë. Forcat e policisë dhe banorë të zonës kanë dalë në kërkim të dy të rinjve, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Situata e motit është përkeqësuar sërish këtë fundjavë, nga reshjet e dëborës dhe ngricat në të gjithë vendin. Ndërsa shtohet numri i zonave të bllokuara në veri dhe juglindje të vendit. Reshjet e borës në Kukes kanë vazhduar me intensitet të dendur, duke lënë të izoluara mjaft komuna, ndërsa termometri ka shënuar rreth minus 6 gradë. Sipas kreut të emergjencave Civile Alfred Oli më problematike paraqitet situata në rrethin e Tropojës, ku me përjashtim të 3 komunave të tjerat janë të gjithë të bllokuara. Sipas tij të bllokuara janë edhe Malësia e Madhe, Dukagjini dhe Kelmendi në qarkun e Shkodrës. Probleme nga moti i keq ka patur edhe në qarkun e Dibrës ku raportohen shumë komuna të bllokuara dhe akse të qarkullueshme me zinxhirë. Reshjet e dendura vazhdojnë të bien në të gjithë qarkun e Dibrës, ku janë ribllokuar sërish të gjithë akset rrugore. Trashësia e borës varion deri në 50 cm. Problematike situata paraqitet në qytetin e Bulqizës nga ura e qytetit deri në Qafën e Buallit me një segment prej 4 km .

Ministri i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes inspektojnë zonat e bllokuara
Sot ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka inspektuar zonat e bllokuara në qarkun e Kukësit, dhe ka parë nga afër situatën e krijuar në këtë Qark. Gjatë njëtakimi me drejtuesit e shëndetësisë në Spitalin Rajonal të Kukesit, Vasili ka theksuar se kjo situatë e pazakontë, kërkon angazhim maksimal të të gjithe strukturave shëndetësore,nga qendra në bazë,dhe do të bëhet c'është e mundur për të ndërhyrë në çdo rast evident që do të paraqitet dhe me të gjitha mjetet e mundshme. Ai ka kërkuar nga strukturart e shëndetësisë bashkëpunim të gjithanshëm me pushtetin vendor dhe venien në dispozicion të të gjitha resurseve për këtë situatë të jashtëzakonshme. Ai ka kërkuar prakticitet në veprimtarinë shëndetësore gjatë kësaj situate, duke shfrytëzuar, jo vetëm qendra shëndetësore dhe ambulanca, por edhe shtëpi të banorëve që jane më afër zonave për të dhënë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se ekzistojnë të gjitha potencialet e nevojshme mjekësore dhe furnizimi me medikamente, me qëllim që asgjë të mos mungojë në këtë situatë. Sipas tij do shfrytëzohet çdo lloj mjeti transporti psr raste urgjente. Ai ka kërkuar nga shërbimi shëndetësor në Kukës, që të jenë prezentë në punë pa turne gjatë 24 orëve,duke e cilësuar atë si situatë të jashtezakonshme.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes Arben Imamai po inspekton zonat e bllokuara në rrethin e Librazhdit. Imami, i cili ka marrë pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencave në Librazhd ka deklaruar se do të bëhet gjithçka për të përballuar situatën. Ministri i Mbrojtjes siguroi se do të ketë një mobilizim të të gjithë strukturave për të shkuar tek zonat që kanë nevojë.

Ndërpritet operacioni i ndihmave nga ajri
Ndërpriten fluturimet e helikopterëve për dërgimin e ndihmave nga ajri në zonat e bllokuara nga dëbora. Shkak për këtë është bërë përkeqësimi i kushteve klimetarike, nga era e fortë, mjegulla dhe reshjet e dëndura të dëborës. Operacioni i dërgimit të ndihmave nga ajri u realizua gjatë të gjithë ditës së enjte dhe me ndërprerje dhe rinisje gjatë ditës së premte. Dërgimi i ndihmave kryhej me helikopterë të transportit të mesën AB 205 të cilët transportonin 450-500 kilogramë ndihma për çdo fluturim. Sipas burimeve të Abc Neës urdhëri i ndalimit të fluturimeve kan sjellë rekomandime për shtimin e përpjekje në tokë për hapjen e rrugëve me fadroma e mjete borëpastruese për të dërguar prej andej karvanet me ndihma. Të njëjtat burime thanë se baza e helikopterëve vazhdon të qëndrojë në gatishmëri për një urdhër të dytë për rinisjen e fluturimeve me ndihma në rast se do të vërehet ndonjë përmirësim sado të pakët të kushteve klimaterike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›