E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekim apo mallkim, gjermanët të ndarë për monedhën euro

GJERMANI- Pas më shumë se një dekade nga anëtarësimi në eurozonë, gjermanët janë në mëdyshje, nëse një hap i tillë ishte një bekim apo mallkim. Dyshimet që investitorët kanë tek situata financiare në eurozonë po e vënë në dyshim forcën ekonomike të këtij unioni teksa liderët europianë paralajmërojnë se fundi i euros nënkupton edhe fundin e Europës.

Hans Werner Sinn, president i qendrës për kërkime ekonomike, thotë se rrugëtimi 10 vjecar i monedhës euro ka pasur luhatje. “Fatkqësisht shprehet ai, monedha euro nuk shkoi ashtu siç pritej dhe aktualisht ndodhet në një krizë ekzistenciale. Megjithatë ai kudërshtoi idenë se prezantimi i monedhës euro e kishte bërë jetën më të shtrenjtë në Europë.

Ndërkohë njerëzit e pyetur në rrugët e kryeqytetit gjerman kanë pikëpamje të ndryshme për monedhën e përbashkët europiane.

“Nuk kam besim te monedha euro duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe premtimet e pambajtura”, shprehet një qytetar, ndërsa një tjetër beson se monedha e përbashket europiane do të mbijetojë pavarësisht krizës aktuale.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›